Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një takimi virtual me aleatët për të koordinuar procesin e armatosjes së Ukrainës, i cili u mbajt të hënën, tha se rreth 20 vende njoftuan paketa të reja të ndihmës për sigurinë për Ukrainën.
Kanadaja bleu 20,000 copë municione artilerie për Ukrainën sipas standardeve të NATO-s në mënyrë që të mbështesë mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, tha sot Ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Annan.
Municioni është blerë nga Shtetet e Bashkuara për rreth 98 milionë dollarë kanadezë (76.32 milionë dollarë amerikanë) dhe së shpejti do të dorëzohet në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.