Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin Halifax në lindje të Kanadasë mbrëmjen e së dielës për shkak të zjarreve në pyje që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe evakuim të popullsisë.
“Shpëtimtarët dhe shërbimet e urgjencës po punojnë gjatë gjithë kohës për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe për të reduktuar kërcënimin e shkaktuar nga zjarret,” raportoi Reuters autoritetet lokale në Halifax, kryeqyteti i Nova Scotia, përcjell Fol Drejt.
Një re e madhe tymi i zi u var mbi këtë qytet port në Kanadanë lindore dhe gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi për shtatë ditë, nëse nuk hiqet herët ose zgjatet, thanë zyrtarët e qytetit.