Operatorët e telefonisë pa tela në Kanada nuk do të lejohen të instalojnë pajisje Huawei në rrjetet e tyre me shpejtësi të lartë 5G, njoftoi qeveria kanadeze, duke iu bashkuar kështu aleatëve në ndalimin e pajisjeve të gjigantit kinez të teknologjisë.
Kanadaja ishte e vetmja anëtare e aleancës së mbledhjes së inteligjencës “Five Ice” që nuk ndaloi ose kufizoi përdorimin e pajisjeve Huawei Technologies në rrjetet e saj 5G, transmeton Fol Drejt.
Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të aleancës – Britania, Australia dhe Zelanda e Re – kanë prezantuar më parë një ndalim të tillë./FolDrejt/