Provinca kanadeze e Albertës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret u përhapën në të gjithë provincën perëndimore dhe afro 25,000 njerëz u evakuuan.
Kryeministrja e Albertës, Daniela Smith, tha se situata është e paprecedentë pasi në atë provincë kanë shpërthyer më shumë se 100 zjarre, përhapja e të cilave favorizohet nga erërat e forta, raportoi sot BBC.
Banorëve të Edsonit, një qytet me më shumë se 8,000 banorë, iu tha të evakuoheshin menjëherë./FolDrejt/