Qeveria e Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, duke u dhënë autoriteteve kompetenca shtesë për t’iu përgjigjur emergjencave.
Qeveria kanadeze tha të martën se kishte miratuar ndihmën federale për të luftuar zjarret dhe vendosjen e forcave të armatosura për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në Territoret Veriperëndimore, raporton Reuters.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall gjithashtu në kryeqytetin Yellowknife, të hënën vonë për shkak të rreziqeve të mundshme nga zjarret aty pranë.