Një burrë i maskuar si polic ka vrarë sëpaku 16 persona në Nova Skocia të Kanadasë. Mes viktimave është edhe një oficere policie, përcjell foldrejt.com, shkrimin e CNN. Agresori është Gabriel Wortman (51).
Pas një ndjekeje 12-orëshe nga policia sulmuesi tashmë është gjithashtu i vdekur.
Banorët në qytetin rural ishin këshilluar që të mbyllnin veten brenda në shtëpi pas sulmit. Policia më herët tha se i dyshuari po lëvizte me një makinë policie.
Ky është sulmi më i rëndë në historinë kanadaze prej 30 vitesh.
Ndërkohë që policia paralajmëron se mund të ketë më shumë viktima pasi sulmuesi qëlloi njerëz në disa vende.