Në Kanadanë perëndimore, mijëra njerëz u evakuuan për shkak të zjarreve që shpërthyen pas javësh të motit të nxehtë rekord, dhe shkrirja e shpejtë e borës shkaktoi përmbytje në të gjithë Kolumbinë Britanike të Kanadasë.
Më shumë se 13,000 njerëz u urdhëruan të evakuoheshin në Alberta deri të premten pasi shpërthyen 78 zjarre, raportoi Guardian, përcjell Fol Drejt.
Ndër më të mëdhenjtë është zjarri i Liqenit të Foksit prej 1,458 hektarësh që shkatërroi 20 shtëpi dhe një stacion policie./FolDrejt/