Zjarret në pyje, të cilat përfshinë pjesë të mëdha të Kanadasë lindore dhe perëndimore, lëshuan një rekord prej 160 milionë tonë karbon, njoftoi sot shërbimi i monitorimit atmosferik i Bashkimit Evropian, Copernicus.
Emetimet vjetore janë tani më të lartat në Kanada që nga fillimi i gjurmimit satelitor në vitin 2003, duke tejkaluar vitin rekord 20154 kur u lëshuan 140 milionë tonë karbon, raporton Reuters.
“Dallimi është se zjarret në Kanadanë lindore po e nxisin këtë rritje të emetimeve më shumë se në Kanadanë perëndimore,” tha shkencëtari i BE-së Mark Parrington./FolDrejt/