Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë, Anita Anand, ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, e cila përfshin municione, pajisje komunikimi, veshje dimërore, automjete të blinduara dhe artileri.
Rreth 15 milion dollarë (9.8 milion £) në veshje dimërore dhe 15.2 dollarë (9.9 milion £) në municion obusi përbëjnë pjesën më të madhe të paketës së fundit të ndihmës ushtarake, njoftoi Anand ndërsa u ul me homologët e saj të NATO-s në Bruksel, shkruan The Guardian.
Kanadaja gjithashtu do të sigurojë një tjetër vlerë prej 15.3 milionë dollarësh (10 milionë £) kamera të teknologjisë së lartë që ukrainasit kanë përdorur në dronët e tyre, së bashku me më shumë shërbime të komunikimit satelitor./FolDrejt/
I met with my friend @OleksiiReznikov today to send a clear message: we stand with you. We’re donating additional artillery ammunition, drone cameras, satellite services and winter clothing – and we’ll continue to train Ukrainian forces with the skills they need to fight and win. pic.twitter.com/bRrrfDeEBQ
— Anita Anand (@AnitaAnandMP) October 12, 2022