Ministrja e Mbrojtjes Anita Anand tha se Kanadaja do të rrisë praninë e saj ushtarake dhe do të përmirësojë marrëdhëniet e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerët dhe aleatët në rajon.
Kanadaja do të rrisë praninë e saj ushtarake në Indo-Paqësorin si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse për rajonin që do të shpallet së shpejti, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Anita Anand, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Strategjia jonë do ta pozicionojë Kanadanë si një lider në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon,” tha Anand në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax./FolDrejt/