Kanadaja e ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Kështu njoftoi ambasadori i Kosovës këtë vend Adriatik Kryeziu.
Ai është takuar me kryeministrin, Justin Trudeau.
Kryeziu tha në këtë takim, kanë biseduar për marrëdhëniet mes dyja vendeve.
“Kënaqësi çdo herë takimi me Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau derisa biseduam dhe theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, tha ai.