Autoritetet shëndetësore të Kanadasë rekomandojnë provincat e vendit të përdorin vaksinën AstraZeneca për personat mbi 55 vjeç.
“Vendimi i qeverisë duhet të zyrtarizohet nga Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin, një komitet ekspertësh të pavarur, që ofron këshilla për Agjencinë e Shëndetit Publik të Kanadasë”, tha burimi në kushte anonimiteti.
“Deri më tani, asnjë rast i mpiksjes së gjakut nuk është raportuar në Kanada”, thanë autoritetet kanadeze në një deklaratë.
Kanadaja ka porositur 20 milionë doza të saj, si një nga katër vaksinat të miratuara deri më tani nga Otava, së bashku me ato nga Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.