Kanadaja ka njoftuar se ka vendosur sanksione të reja kundër 10 individëve, bashkëpunëtorë në pushtimin, që ata e quajnë të pajustifikuar, të Ukrainës.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, thotë se këta persona përfshinin zyrtarë të lartë të qeverisë dhe mbështetës të udhëheqjes ruse, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Holandës, ai shtoi se këta individë u zgjodhën nga një listë e përpiluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny.