Kanadaja vendosi të shtunën sanksione ndaj 24 individëve dhe 17 subjekteve, përfshirë ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, transmeton AA, përcjell Fol Drejt.
Ukraina akuzon, përveç ish-presidentit, blogerin Yury Podolyaka dhe zyrtarë nga rajonet e panjohura Donetsk dhe Kherson, Daniil Bezsonov dhe Alexander Kuzmenko, për “kontribuim në vjedhjen dhe shkatërrimin e objekteve kulturore dhe kulturës ukrainase”, thuhet në deklaratë.
Institucionet me bazë në rajonet e Krimesë, Khersonit dhe Zaporizhzhyas, të cilat mbeten nën pushtimin rus dhe janë territor ukrainas sipas ligjit ndërkombëtar, janë gjithashtu të sanksionuara. /FolDrejt/