Disa mijëra kanadezë marshuan në qytetin e Londrës, në Ontario të Kanadasë, për të nderuar katër anëtarë të një familjeje myslimane të cilët humbën jetën pas një sulmi ndaj tyre.
Më 6 qershor drejtuesi i një kamioni, u përplas me pesë këmbësorë, duke vrarë katër prej tyre.
Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku pesë anëtarë të familjes Afzaal u goditën nga një kamion i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si “një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja” raporton Top Channel, percjell Foldrejt.com