Dërgimi i anijes eksploruese turke në ujërat e Mesdheut, ka ngritur edhe njëherë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Por kjo ndikon edhe në marrëdhëniet mes BE dhe Turqisë, ku shumë shtete europiane kërkojnë masa konkrete kundër Ankarasë zyrtare, informon foldrejt.com.
Pas Francës, është Austria e udhëhequr nga kancelari i ri Sebastian Kurz, i cili e ka quajtur “të papranueshme tentativën turke për të kërkuar për gaz e nafta në ujërat territorialë grekë”.
Në mbledhjen e BE, ai kërkoi se kjo shkelje e Turqisë duhet të pasojë me sankcione ekonomike. Përveç kësaj Kurz kërkoi që të mbyllen të gjitha bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE.
Kancelari austriak Kurz njihet për marrëdhënie jo të mira me presidentin Rexhep Taip Erdogan, ku shpesh ka kërkuar sankcione dhe linjë të ashpër kundër Ankarasë./Foldrejt.com