Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka diskutuar rreth tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, duke shtuar se mbështesin shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë.
“Austria e ka numrin më të madh të ushtarëve në KFOR. Kemi diku 300 ushtarë që shërbejnë në Kosovë. Ne e mbështesim shtimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë trupa shtesë nëse na kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja”, u shpreh Nehammer.
“Ne po ashtu jemi të gatshëm t’i mbështesim dyja palët në dialog. Kam besim që dyja palët janë të afta që ta de-eskalizojnë situatën”, shtoi ai tutje./FolDrejt/