Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të shpenzojë dy miliardë euro shtesë për pajisje të reja ushtarake, kryesisht për të ndihmuar Ukrainën, tha sot një burim nga qeveria gjermane.
Rreth 400 milionë euro nga këto para janë të destinuara për Fondin Evropian të Paqes, i cili blen armë për Ukrainën, ndërsa pjesa tjetër është e destinuar për dërgesa dypalëshe në Ukrainë dhe të tjera, tha burimi, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.