Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.
Scholz këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në platformën X.
“Kjo nuk është qartë një surprizë për të cilën jam i lumtur. Testimi i Covid-19 tregon dy rreshta”, tha politikani i SPD të hënën në mëngjes në X.
Scholz ishte infektuar edhe më herët me koronavirus, në shtator të vitit të kaluar, teksa ishte izoluar në Kancelarinë e Berlinit në atë kohë.
Sipas mediave gjermane këtë herë nuk dihet nëse Scholz aktualisht është i izoluar në zyrën e tij apo në apartamentin e tij në Potsdam.