“Një pjesë e demokracisë është për t’u sulmuar nga opozita. Prandaj ekziston”, nënvizoi Scholz.
Kancelari gjerman Olaf Scholz hedh poshtë kritikat për shkak të hezitimit të Gjermanisë në furnizimin me armë të Ukrainës dhe tha se ai i merr vendimet shpejt, në marrëveshje me aleatët, por se dyshon për veprimet e nxituara dhe veprimet e pavarura të Gjermanisë.
Scholz u akuzua për frikacak nga kreu i CDU-së, Friedrich Merz, për të cilin kancelari u përgjigj në një prononcim për “Zontagsbild” se nuk ishte aq i ndrojtur që akuza të tilla t’i linin mbresa, transmeton Fol Drejt.