Olaf Scholz thekson se Gjermania mbështet kandidaturat e atyre vendeve nordike dhe shtoi se ka përshtypjen se mendimin e tij e ndajnë edhe shumë vende të tjera.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot në Holandë se është i bindur se Suedia dhe Finlanda do të kenë sukses të anëtarësohen në NATO dhe shtoi se Gjermania po bën gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë.
“Të gjithë duan që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen shpejt, ndaj jam i bindur se do të jemi në gjendje të marrim një vendim të përbashkët”, tha Scholz në një konferencë për shtyp me homologun e tij holandez Mark Rutte, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.