Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se sanksionet perëndimore do të siguronin që Rusia të paguante një “çmim të hidhur” për sulmin e saj ndaj Ukrainës dhe ta bënte të qartë se presidenti rus Vladimir Putin kishte bërë një “gabim serioz”.
“Putini po u sjell vuajtje dhe shkatërrim fqinjëve të tij të drejtpërdrejtë, ai po shkel sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin, transmeton Fol Drejt.
“Ai po rrezikon jetën e njerëzve të panumërt të pafajshëm në Ukrainë – një popull vëlla i Rusisë. Më në fund, ai po rrezikon rendin e paqes në kontinentin tonë. Për të gjitha këto nuk ka asnjë justifikim. Kjo është lufta e Putinit.”/FolDrejt/