Kancelari Olaf Scholz të hënën vizitoi selinë e marinës gjermane në Rostock dhe vëzhgoi një stërvitje shumëkombëshe në Detin Baltik, mes tensioneve të rritura me Rusinë, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Scholz pa stërvitjen detare nga fregata gjermane Mecklenburg-Vorpommern dhe mori një informim nga komandantët e marinës mbi sigurinë detare, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe aftësitë e forcës detare.
Përveç anijeve dhe nëndetëseve të marinës gjermane, në stërvitjen detare morën pjesë edhe luftanije nga aleatët e NATO-s, Franca, Spanja dhe Portugalia.
Fregata gjermane Mecklenburg-Vorpommern u vendos në rajon në fillim të këtij viti, pasi Gjermania mori drejtimin e Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë të NATO-s (VJTF) për 12 muaj. /FolDrejt/