Është kthyer në një art basti, edhe sa kohë do qëndrojë në politikë kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU). Kur do e përfundojë karrierën politike?
[ ] Përpara zgjedhjeve të përgjithshme europiane në maj 2019.
[ ] Përpara zgjedhjeve vendore gjermane në Brandenburg dhe Sachsen.
[ ] Në fund të vitit.
Çfarë mendoni ju?
[ ] Ose Merkel do jetë kancelare edhe sot një vit dhe mbase deri kur i mbaron mandati në vjeshtë 2021.
Nuk ka dyshim: Merkel nuk do kandidojë më si kancelare e Gjermanisë. “Mandati im i katërt është mandati im i fundit si kancelare e Gjermanisë,” tha Merkel në fund të tetorit 2018.
- Ajo që duhet të dihet është se brenda koalicionit qeveritar CDU, CSU dhe SPD ka çarje dhe shumë kërkojnë në një qeveri të re mes CDU/CSU, Të Gjelbërit dhe FDP – i quajtur edhe si koalicioni xhamajka (në bazë të flamurit).
- Mos harrojmë se ka kritike kundër Merkel edhe brenda CDU, ku mes tjerash është një ish kancelar dhe shumë figura të njohura të partisë.
-Megjithatë: Merkel do qëndrojë në pushtet shumë më gjatë sesa shumë besojnë, shkruan në fund “Der Spiegel”.
Merkel nuk do tërhiqet thjeshtë
Partitë simotra CDU dhe CSU kanë probleme të theksuara me partinë e majtë SPD. Një rrezik për Merkelin do ishte sikur partia SPD do kishte rezultat shumë të dobët në zgjedhjet e përgjithshme europiane, përcjell foldrejt.com.
Por në anën tjetër Të Gjelbërit mund të kishin dyfish më shumë vota dhe ata mund të ishin zëvendësues të partisë SPD.
Sipas gjitha gjasave Merkel do qëndrojë në pushtet deri 2021./Foldrejt.com