I njohur si nacionalist, por në fakt mbështetej fuqishëm nga partia e presidentit Rexhep Taip Erdogan, kandidati Ersin Tatar është zgjedhur president i Republikës së Qipros Veriore me një rezultat të ngushtë 51.74 përqind të votave, kundrejt presidentit të deritanishëm Mustafa Akinci që fitoi 48.26 përqind të votave.
Presidenti i deritanishëm Akinci mbështeste zgjidhjen federaliste për Qipron, diçka që kundërshtohen Tatari, por në fakt edhe nga shumica e grekëve (74 përqind) që kërkojnë kontroll të tërësishëm për ishullin, informon foldrejt.com. Akinci ishte shprehur se Ankaraja e kishte kërcënuar që të tërhiqej nga gara presidenciale.
Qiproja është një ishull i rëndësishëm pasi ndodhet në qendër të Mesdheut dhe ku mendohen se ka rezerva të mëdha të naftës./Foldrejt.com