Të jesh me fat për shkak të armiqve, sepse ata po të ndihmojnë t’i hedhësh hapat e parë në rikthimin tënd politik, është diçka që po i ndodh ish presidentit Donald Trump, shkruan New York Post, transmeton Fol Drejt.
Sipas një artikulli të publikuar në këtë medium të njohur amerikan, Donald Trump dhe kundërshtarët e tij po dëshirojnë gjëra thellësisht të ndryshme në një plan afatgjatë, por pikërisht kjo është duke i ndihmuar palët për ta gjetur njëra tjetrën, në njëfarë mënyre.
Trump dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë; demokratët duan ta pengojnë atë, ose më e pakta, ta nxjerrin jashtë me një “revolucion” të ngjashëm, sikur ai i fundit.
Trump si kandidat republikan e do fitoren – vlerësuar nga pikëpamja e tij;
Ai të “rrihet” përsëri politikisht dhe të paguajë çmimin për krimet e tij – vlerësuar nga pikëpamja e demokratëve.
Sipas NYP, akuzat serike të Trump, edhe nëse nuk është qëllimi i tyre parësor, po e çojnë përpara këtë interes të ndërsjellë. Me çdo aktakuzë, Trump dominon vëmendjen e medias dhe mbledh republikanët në anën e tij bazuar në akuzat për ndjekje selektive” – shkruan më tej në artikull.
Qytetarët janë ambientuar me këtë gjuhë akuzash, aq sa ato janë bërë normale duke e bërë figurën e ish presidentit imune karshi tyre. Në shumë pikëpamje, ai po ndihmohet pavetëdijshëm nga pala kundërshtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), pritet t’i organizojnë zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, ndërsa ish presidenti Trump e ka marr me entuziazëm luftën e tij kundër rivalëve politikë./FolDrejt/