Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar duke thënë se avokati i Milan Radojçiqit, Goran Petronijeviq, e pati pranuar në vitin 1998 në një intervistë televizive, se ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë nga forcat serbe, për të fshehur provat e krimeve të luftës.
Sipas saj, ky shqiptar kishte pasur të gdhendur një kryq në ballë.
“I ftuar në TV Happy, avokati Petronijeviq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, e lyente me baltë ballin e një shqiptari të vrarë, mbi të cilin policia serbe kishte gdhendur një kryq, për të fshehur provat e krimeve të luftës dhe për të shpëtuar Serbinë nga bombardimet”, ka thënë ajo. Në atë kohë Petronjijeviq kishte shërbyer si gjykatës hetues në Kosovë. /FolDrejt
Guest onTVHappy,lawyer Petronijević admitted that in 1998,while serving as an investigative judge in Kosovo,he smeared mud on the forehead of a murdered Albanian,on whom the Serbian police had carved a cross,in order to conceal evidence of war crimes and 'save Serbia from bombing
— Natasa Kandic (@natasakandic) October 5, 2023