Kosova, ndryshe nga vendet e rajonit, deri vonë ka regjistruar pak raste pozitive me COVID-19. Mirëpo trendit pozitiv ditëve të fundit, i është ndryshuar kursi. Numri i të infektuarve ka ardhur duke u rritur në ditët e fundit të fundvitit që iku, transmeton Fol Drejt.
Aktualisht sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 509 raste aktive me koronavirus.
Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive. Deri më sot në kryeqytet janë 119 raste aktive me COVID-19.
E dyta është komuna e Ferizajt me 47 raste aktive e pas saj Prizreni me 40 raste.
Ndërkaq, në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 29 raste të reja me COVID-19, duke i përfshirë këtu edhe rastet më të reja me Omicron./FolDrejt/