Karteli Jalisco New Generation (CJNG), ka shokuar opinionin në mbarë botën, me videon ku shihet sesi një vrasës e ha zemrën e rivalit – të cilën ia nxori nga gjoksi.
Banda e njohur meksikane detyron anëtarët e saj të rinj të bëjnë kanibalizëm – e para se ta bëjnë një gjë të tillë, ata gjymtojnë trupin e viktimës dhe më pas fillojnë procesin e “ngrënies”, transmeton Telegrafi.
CJNG është bërë një prej kartelëve me dominues në Meksikë dhe vepron 35 rajone të Meksikës dhe Porto Rikos. Atë e udhëheq Nemesio “El Mencho” Oseguera Servantes, ku ndër metodat më brutale përfshihet edhe kanibalizmi.
Një video rrëqethëse e realizuar nga ky kartel meksikan po shfrytëzohet për kërcënimin e bandave rivale – e si pjesë e teknikave të arsenalit është edhe demonstrimi i armëve dhe teknologjisë ushtarake, që janë në pronësi të këtij grupi kriminal.
Madje në video shihen anëtarët e bandës duke qëndruar pranë kufomës së një gangsteri nga karteli rival Sinaloa, që më parë udhëhiqej nga El Chapo.
Ky kartel udhëheq me disa kampe trajnimi të njohura si “shkolla të terrorit” që gjenden në zona rurale. Atje jo vetëm që i mësojnë si të përdorin armës, por edhe të masakrojnë viktimat.
Dr. Robert Bunker, analist i sigurisë dhe ekspert për kartelët meksikanë, ka thënë se kjo video është përdorur për të kërcënuar bandat rivale.