Dy persona kanë përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për kanosje psiqike.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 10:50 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se vetë viktima e ka paraqitur rastin në polici, me ç’rast ajo ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/