Një person është dërguar për ekzaminim mjekësor në psikiatri, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shkaktuar dhunë familjare, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:30 në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i kishte kanosur disa persona.
I dyshuari është dërguar për ekzaminim mjekësor në psikiatri dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.