Një person është arrestuar pas një kanosjeje ndaj dy zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, dje, rreth orës 19:29, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, i dyshuari kosovar ka kanosur dy zyrtarë policorë pasi që të njëjtit i shqiptuan gjobë në trafik.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërkaq rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/