Në qytetin e Prishtinës në datën 27.02.2022 në orën 18:30 është raportuar një rast në polici, ku i dyshuari kosovar e ka kanosur verbalisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari është intervistuar nga policia e pastaj edhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur verbalisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.