Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Studençan të Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.
Dje rreth orës 15:00, Stacioni Policor në Suharekë ka marr informacion nga një femër se një i dyshuar është nisur i armatosur në drejtim të ambulantes së fshatit në Studençan, për ta sulmuar vëllain e saj, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
“Polica ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë bastisjes së automjetit, në bagazh është gjetur një pushkë gjysmë automatikë, ndërsa në xhepat e tij janë gjetur katër fishekë.
“Pasi që është informuar prokurori me urdhër të tij, të njëjtit i është bastisë edhe shtëpia. Në shtëpi i janë gjet 13 fishekë dhe 8 krehër të fishekëve”, thuhet tutje.
Arma, municioni dhe provat tjera bëhet e ditur se janë sekuestruar, ndërkaq i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /FolDrejt/