Policia e Kosovës përmes një komunikate në rrjetin social Facebook tha se një person ka kanosur dhëndrrin e tij me një pushkë automatike AK-47 në qytetin e Prizrenit, shkruan Fol Drejt.
Sipas policisë kanosja kishte ndodhur me datë 27 Tetor 2022, ndërsa sot i dyshuari është arrestuar.
Policia tha se pas një mosmarrëveshje i dyshuari E. S. 42 vjeçar ka kanosur dhëndrin e tij A.K. 56 vjeçar, gjatë kanosjes i dyshuari në duar mbante një pushkë automatike AK-47.
“Stacioni Policor Prizren menjëherë ka marr veprimet e duhura, është arrestuar i dyshuari dhe arma , një pushkë automatike AK 47 me dy karikator të zbrazët është lokalizuar dhe është sekuestruar
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve””, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /FolDrejt/
Postimi i plotë: