Një person ka përfunduar në pranga të policisë pas kanosjes ndaj femrës me të cilën bashkëjetonte.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari e kishte kanosur viktimën me thikë kuzhine.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/