Në Prishtinë është arrestuar mashkulli kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër përmes telefonit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është vendosur në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.