Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dje ka ndodhur një incident kriminal në Gllogoc.
Një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë, transmeton Fol Drejt.
Incidenti është motivuar si pasojë e një mosmarrëveshje midis palëve.
Rasti pohohet të ketë ndodhur rreth orës 16:40.
Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/