La Repubblica ka pohuar se N’Golo Kante do të largohet nga Chelsea si një transferim i lirë në verën e vitit 2023, transmeton Fol Drejt.
Ai me sa duket është i interesuar të kalojë në Serie A, në klube si Inter Milan dhe Juventus të cilat janë destinacione të mundshme të tij.
Kante ka luftuar me dëmtimet e fundit, kurse Chelsea është e përgatitur ta lënë atë të largohet pa pagesë kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2023./FolDrejt/