Sipas reporterit të Sky Sport I, Florian Plettenberg, mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante do të vazhdojë kontratën e tij me klubin londinez, shkruan Fol Drejt.
“Kuptohet se Kante është në prag të zgjatjes së kontratës! Drejtuesit e Chelseat duan që ai të qëndrojë…”, shkroi Plettenber në Twitter.
Ai shtoi se bisedimet me menaxherët e lojtarit po shkojnë mirë dhe se Kante do të qëndrojë përtej këtij sezoni në klub. /FolDrejt/