Daily Mail ka raportuar se Manchester United po shikon një lëvizje për yllin e Brighton, Kaoru Mitoma gjatë verës, përcjell Fol Drejt.
Reprezentuesi japonez ka qenë gjetja e sezonit për Pulëbardhat dhe tani është në radarin e shumë klubeve elitare evropiane për shkak të ritmit të tij elektrizues dhe aftësisë masive për të shënuar gola.
Kontrata e 25-vjeçarit me Brighton skadon në verën e vitit 2025 dhe Djajtë e Kuq do të kërkojnë ta joshin atë të transferohet në Manchester në fund të sezonit. /FolDrejt/