“Kaos në taborrin opozitar në Turqi!”, ka shkruar në një postim në profilin e tij në Facebook Dr. Mustafa Bajrami.
Ai ka thënë se shenjat e para të shpërbërjes së këtij koalicioni po rriten.
Ky është postimi i tij:
“Shenjat e shpërbërjes edhe të këtij koalicioni sa shkojnë e rriten. Përderisa Kryetari i CHP Kemal Kılıçdaroğlu po i përcjell ngjarjet me shqetësim të madh, kryetari i Partisë së Ardhmërisë Ahmet Davutoğlu duke neglizhuar atë, fotografohet vetëm me deputetët e tij dhe e shpërndanë foton gjithandej nëpër rrjetet sociale.
Në anën tjetër, kryetari i DEVA, Ali Babacan (pjesë e koalicionit) ka deklaruar se do të punojnë me Aleancën Popullore të Erdoganit për ndryshime kushtetuese. Deklaratë kjo që ka hidhëruar shumë Kiliçdaroğun. Edhe më keq, tre deputetë të CHP-së ikin nga Kiliçdaroglu dhe i bashkangjiten Partisë Demokratike të Gülyekin Uysal. Nga ana tjetër, një mori politikanësh të CHP-së po kritikojnë ashpër kryetarin e tyre duke thënë se keqmenagjimi solli deri tek ky dështim i turpshëm.
Sikur të mos mjaftonin këto, kryetarja e Partisë IYI, Meral Akşener as që po merret me punët e koalicionit. Ajo, sikur për inati të CHP-së ka thirri kongresin e partisë në kohën kur koalicioni është duke kaluar momente delikate.
Më e keqja ndër të gjitha është gjendja histerike e politikanëve brenda CHP-së të cilët kanë nisë një fushatë ç’njerëzore ndaj të dëmtuarëve nga tërmeti. Ato po i dëbojnë nga komunat që menagjohen nga CHP dhe po u thuhet ature se as kontejnerë nuk do u japin.
Për ta relaksuar Kılıçdaroğlun, të gjithë krerët e PKK-së, mbase edhe ata që ndiqen nga interpoli kanë nisur një fushatë të paparë ku po bëjnë thirrje të mbështetet Kemal Kılıçdaroğlu. Së fundmi kësaj orkestre i janë bashkangjitur edhe emra të njohur të Greqisë duke i bërë thirrje popullit turk, siç thonë ata, “ta shpëtojnë kombin turk nga Erdogani”…!” /FolDrejt/