E pasiguruar mirë, ngarkesa e një trajleri është përmbysur në dalje të Durrësit, te Ura e dajlanit.
Përmbysja e ngarkesës në rrugë ka shkaktuar trafik dhe bllokim të njërës korsi në kahun e lëvizjes Port-Ura e dajlanit-Tiranë. Raportohet vetëm për dëmtim të ngarkesës së trajlerit.
Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore e cila po orienton qarkullimin e mjeteve të tjera në rrugë, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve për të kryer procedurat në lidhje me incidentin rrugor.
Lëvizja e kamionëve, trajlerave me ngarkesa të konsiderueshme dhe të pasiguruara mirë nga stivuesit e tyre e kthen qarkullimin e tyre në rrugë në mjet rreziku./tch/