fbpx
E martë, 26 Nëntor, 2024

Kap kolegen për fyti dhe e përplas për veture zyrtare, polici në Florida po hetohet – kamera e vendosur në uniformë filmoi gjithçka

Lexoni edhe..

Një polic në Florida po hetohet pasi është kapur nga kamera duke kapur për fyti një police, kur ajo u mundua që ta largoj nga i dyshuari që ishte i prangosur.

Rreshteri Christopher Pullease, 46-vjeç, akuzohet për sulm ndaj zyrtares policore 28-vjeçe, identiteti i të cilës nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi kur disa policë arrestuan një burrë për dhunë, pasi kishte grushtuar disa persona brenda një dyqani.

Kamera e vendosur në uniformën e policit, tregoi momentin kur Pullease i afrohet të dyshuarit, pasi zyrtarët e tjerë kishin problem ta fusin në veturë të dyshuarin.

Duke dashur ta vë nën kontroll situatën dhe të ndihmojë kolegët, Pullease nxori sprejin dhe ia drejtoi të dyshuarit.

Aty ndërhyri policja e cila tentoi ta largojë nga i dyshuari, por ky veprim vetëm sa irritoi Pulleasin, i cili pa u menduar dy herë e kapi për fyti kolegen dhe e përplasi për veturën zyrtare.

Në anën tjetër drejtori i policisë Anthony Rosa e ka përshkruar sjelljen e Pulleasit si të “tmerrshme”, duke bërë që autoritetet të fillojnë hetimet ndaj tij. /Telegrafi/

 

 

Të ngjajshme