Dogana e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se me 1 janar 2024 në pikën kufitare të PKK Vërmicë është zbuluar një rast i tentimit të kontrabandës me duhan.
Pesha e duhanit ishte 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg.
Dogana një njoftimin e saj thotë se gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht.
“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës”, thuhet në njoftim.
Më tutje në njoftim thuhet se mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës.