Personat janë kapur në flagrancë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e dhëna nga policia:
“Rr. Hasan Remniku, Prishtinë, 16.01.2022-21:00.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë të veturave në pronën e ankuesit mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/