Një person i moshës 48-vjeçare u procedua penalisht sot.
Kjo pasi fshehu 16.670 euro në furgonin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin e tyre në PKK Port Durrës.
Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm automjetin furgon me drejtues shtetasin F. V, transmeton Fol Drejt.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe sekuestruan 16 670 euro, të padeklaruara nga 48-vjeçari.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 48 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”./FolDrejt/