Autoritetet spanjolle sekuestruan tre ton kokainë, e vlerësuar në 180 milionë euro, në një anije mallrash të një kompanie greke pranë Ishujve Kanarie, shkruan gazeta greke Kathimerini.
Anija “Blume”, e vetmja anije e kompanisë “Rentur chartering” me qendër në Greqi, u kap të martën 360 kilometra larg portit të Santa Cruz de Tenerife, sipas raportimeve të mediave lokale, përcjell Fol Drejt.
Anija me flamur togolez thuhet se përdorte bllokues gjurmues dhe për herë të fundit ka transmetuar një sinjal më 17 janar./FolDrejt/