Falë një bashkëpunimi të zgjeruar të forcave të sigurisë austriake nga Vjena, Salcburgu dheNiederösterreich është arritur të kapen grabitësit profesionistë shqiptarë. Tre djemtë shqiptarë (dy 25 vjeç dhe një 24 vjeç) dhe një grua (29 vjeçare) kishin arritur të merrnin 17 plaçka me flori me vlerë 224 mijë euro, shkruan krone.at, përcjell ekskluzivisht në shqip foldrejt.com.
Banda në Austri vlente si profesioniste dhe grabiste çdoherë nga 17 deri në ora 20. Grabitjet i kishin kryer në Salzburg, Oberalm, Bad Vigaun, Glasenbach dhe Vjenë. Gjatë tentativave për të grabitur florinjtë dhe sendet tjera me vlerë kanë kryer edhe dëme materiale me vlerë 30 mijë euro.
Grupi ndodhet prapa hekurave në Vjenë. Hetimet për dënimin e tyre po vijojnë./Foldrejt.com