Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të huaja në Vërmicë, ku pasagjerit të veturës i ka gjetur marihuanë.
Pasagjerit në pjesët intime i është gjetur një qese me marihuanë, me peshë 24.07 gramë.
I dyshuari i e ka pranuar që droga të cilën e kishte fshehur në pjesët intime, është e tij.
Ai ka thënë se është konsumues i kësaj substance.
“Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe derguar në qendrën e paraburgimit”, shkruan në njoftimin e policisë.